Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu Teuhid

Magjia dhe falli: "Kush shkon tek njė falltor dhe i beson fjalėve tė tij, e ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhamedit." {Trans. Ebu Daudi}.

Gjykimi i Islamit mbi magjinė dhe fallin.

Ē'ėshtė magjia dhe falli ne Islam?

Magjia dhe falli janė punė tė shejtanit. Islami i ka ndaluar ato, sepse ato hedhin poshtė pjesėrisht apo tėrėsisht besimin e muslimanit, pasi kryerja e tyre nuk mund tė bėhet pėrveēse nėpėrmjet disa proēesesh qė pėrmbajnė nė vetvete forma tė ndryshme shirku.

1- Magjia

Magjia ka forma e mėnyra tė ndryshme. Ajo pėrbėhet nga disa rite tė caktuara qė njihen nga magjistarėt dhe pėrmbajnė nė brendėsinė e tyre fjalė tė caktuara, pėzierje tė ndryshme, fryerje etj.

Magjia ėshtė diēka e vėrtetė qė egziston nė realitet. Ajo mund tė ndikojė si nė zemrėn e njeriut ashtu edhe nė trupin e tij. Ajo mund tė bėhet shkak qė tė sėmuret apo tė vdesė njė person, apo qė tė ndahet burri nga gruaja, por sigurisht, kėto gjėra nuk mund tė ndodhin pa lejen e Allahut tė Madhėruar.

Pjesa dėrrmuese e magjive nuk mund tė realizohet, pėrveēse nėpėrmjet kryerjes sė formave tė ndryshme tė shirkut, pasi ato kryhen me ndihmėn e shejtanėve, tė cilėt kėtė lloj "ndihme" nuk e ofrojnė falas, por kėrkojnė nga magjistari qė tė vihet nė shėrbimin e tyre dhe tė bėjė lloj-lloj gjynahesh tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, nė hadithin e mėposhtėm, magjia rradhitet menjėherė pas shirkut:

"Largohuni nga shtatė gjynahe, tė cilat i hedhin poshtė punėt tuaja!" Kur u pyet se cilat janė, Profeti u tha: "Shirku, magjia."

Pra magjia hyn nė rrethin e shirkut pėr dy arsye.

  1. Pėr shkak tė pėrdorimit tė xhindėve, tė cilėt pėr t'u vėnė nė shėrbim tė magjistarit kėrkojnė prej tij kryerjen e gjynaheve tė ndryshme, midis tė cilave dhe forma tė ndryshme shirku. Pra, magjia ėshtė pjesė e punėve tė shejtanit, ndaj dhe Allahu i Madhėruar thotė:
    Djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. {1:102}
  2. Sepse ajo pėrmban nė vetvete pretendimin e njohjes sė Dijes sė Fshehtė nga dikush tjetėr pėrveē Allahut dhe, siē e pėrmendėm mė lartė, kjo gjė konsiderohet kufėr. Allahu i Madhėruar thotė:
    Dhe ata (ēifutėt) e dinin se kush e blinte atė (magjinė) nuk do tė kishte pjesė nė jetėn tjetėr. {1:102}

Pra, nga ky ajet kuptojmė se magjia ėshtė kufėr, ndaj dhe magjistarėt duhet tė vriten, siē ėshtė transmetuar se kanė vepruar disa prej shokėve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė).

Nė kohėn e sotme, pėr fat tė keq, shohim qė shumė njerėz nuk e konsiderojnė magjinė si diēka tė keqe, madje jo pak prej tyre e shohin atė si njė lloj arti, ndaj dhe jo rrallė organizohen konkurse e spektakle ku ftohen magjistarė tė ndryshėm dhe ndiqen nga mijėra shikuesė. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė manifestim i injorancės, nė tė cilėn ėshtė zhytur shoqėria moderne dhe i mospėrfilljes sė mėsimeve tė Zotit, gjė qė u jep mundėsi disa njerėzve tė ulėt qė tė deformojnė Besimin e saktė nė mendjet e tjerėve.

2- Falli

Me anėn e tij, disa njerėz pretendojnė se janė nė gjendje tė dinė gjėra tė fshehta qė nuk mund tė dihen nga tė tjerėt, pavarėsisht nėse kanė ndodhur nė tė kaluarėn, apo do tė ndodhin nė tė ardhmen. Pėr tė arritur kėtė, ata bashkė-punojnė me djajtė, tė cilėt, nga ana e tyre, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse dėgjojnė vjedhurazi bisedat e engjėjve nė qiell.

Allahu i Madhėruar thotė:

"A doni t'ju tregoj se kujt i vijnė djajtė? Ata i vijnė ēdo gėnjeshtari e mėkatari. Ata dėgjojnė vjedhurazi (flalėt e engjėjve), ndaj dhe shumica e tyre janė gėnjeshtarė." {26:223-221}

Pra xhindi i tregon falltorit ato qė ka mundur tė dėgjojė nga bisedat e engjėjve dhe nė tė njėjtėn kohė shton edhe njėqind gėnjeshtra tė tjera. Pėr kėtė arsye, mund tė gjenden nė fjalėt e tyre edhe tė vėrteta, gjė qė i shtyn njerėzit tė besojnė edhe njėqind gėnjeshtrat e shtuara nga xhindi.

Njohja e Dijes sė Fshehtė ėshtė diēka qė i pėrket vetėm Allahut, ndaj dhe kush pretendon se dikush ėshtė nė gjendje tė bėjė tė njėjtėn gjė, pavarėsisht se nė ē'mėnyrė, ka kryer shirk.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kush shkon tek njė falltor dhe i beson fjalėve tė tij, e ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhamedit." {Trans. Ebu Daudi}

Njė pikė tjetėr qė duhet theksuar ėshtė se magjistarėt dhe falltorėt marrin nėpėr kėmbė dhe deformojnė Besimin e saktė nė mendjet e njerėzve me mėnyra tė ndyshme:

  • -Disa prej tyre hiqen si mjekė dhe kėrkojnė prej tė sėmurėve gjėra nga mė tė ēuditshmet. Nė disa raste kėrkojnė qė i sėmuri tė therrė njė dele apo njė pulė me ngjyrė tė caktuar. Nė disa raste tė tjera ata shkruajnė shkronja e shenja tė pakuptueshme djallėzore dhe kėrkojnė prej tė sėmurėve qė t'i vendosin nė qafė apo nė vende tė caktuara.
  • - Disa tė tjerė paraqiten para njerėzve si njohės tė gjėrave tė fshehta dhe vendeve tė sendeve tė humbura, ndaj dhe njė numėr jo i vogėl injorantėsh shkojnė pėr tė kėrkuar tek ta sendet e humbura. Nė saj tė ndihmės sė xhindėve, ata mund tė jenė nė gjendje qė t'u tregojnė se ku ndodhet sendi i humbur, e pse jo edhe ta sjellin atė.
  • - Disa tė tjerė hiqen si njerėz tė shenjtė, duke kryer gjėra tė jashtėzakonshme para njerėzve, si p.sh. hyrja nė zjarr, ngulja e shpatės nė trup, etj. Kėto veprime mund tė jenė magji qė realizohen me ndihmėn e shejtanit, ose lojra shpejtėsie e dinakėrie pėr tė mashtruar e pėr tė hedhur hi nė sytė e njerėzve.

Ibnu Tejmije, nė njė nga librat e tij, ndėrmjet tė tjerash, shkruan edhe pėr debatin e zhvilluar mes tij dhe disa pjesėtarėve tė Tarikatit Rufai, nė praninė e njė grumbulli tė madh njerėzish:

"Pastaj i pari i tyre tha duke ngritur zėrin:

- Neve jemi nė gjendje tė bėjmė gjėra tė jashtėzakonshme.

Nuk e pėrmbajta veten, ndaj thirra i zemėruar:

- Ai qė pretendon se ėshtė nė gjendja tė bėjė mrekullira nė zjarr, le tė vijė kėtu dhe tė futemi qė tė dy nė zjarr. Kush do tė digjet ai do tė jetė i mundur. Por mė parė duhet tė lajmė trupin me uthull e ujė tė nxehtė.

Disa prej tė pranishmėve mė pyetėn tė ēuditur se pėrse duhej kjo gjė?

- Sepse, - vazhdova unė, - ata pėrdorin njė pėrzierje tė caktuar qė nxirret nga lėkura e bretkosave dhe lėkura e njė fruti tė caktuar, me tė cilėn lyejnė trupat.

Njerėzit pėrreth filluan tė gumėzhinin.

- Jam dakord, - tha ai, - por unė kam njė propozim tjetėr. Le tė mbėshtillemi qė tė dy me nga njė copė e, pasi t'i lyejmė trupat me squfur, tė na vėnė zjarrin.

- Nuk kam kundėrshtim, - ia ktheva unė.

Ai u ēua dhe u bė gati tė hiqte kėmishėn.

- Prit! - i thashė. - Mė parė duhet tė lahemi me uthull e ujė tė nxehtė.

Ai u mundua qė tė ndėrronte temė, siē bėjnė gjithmonė kėta njerėz kur u zbulohen hilet, ndaj iu drejtua turmės:

- Kush e do princin, le tė sjellė kėtu nga njė krah dru.

- Pse ta zgjasim kaq shumė kėtė ēėshtje? - e ndėrpreva unė - Nė kėtė mėnyrė shpėrndahen njerėzit dhe nuk mund tė realizojmė qėllimin, pėr tė cilin jemi mbledhur. Secili prej nesh le tė lajė njė prej gishtave tė tij, pastaj marrim njė kandil dhe fusim gishtin nė flakė; kujt i digjet gishti ėshtė i mundur.

Kur dėgjoi kėtė, atij iu ndėrrua ngjyra e fytyrės dhe uli kokėn."


Ja pra nė ē'mėnyrė arrijnė tė mashtrojnė njerėzit kėta sharlatanė e mashtruesė.

Pėr tė njohur 5 lutjet qė ju mbrojnė nga magjia ju rekomandoj artikullin e faqes Kohaislame

Njė video me titullė 5 lutjet qė tė mbrojnė nga magjia. theksuar nga dijetari madh Sheikh Bin Baz (Allahu e meshiroftė) publikuar nga kanali Youtube Xhamia Mbret Dokumentar, Allahu i shperbleftė

Temat e kapitullit 2:
Veprime qė bien nė kundershtim me Teuhidin

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.