Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu Teuhid - Libri i Teuhidit

Libri i Njësimit: Çdo musliman duhet të dijë fare mirë se rruga e vetme drejt shpëtimit është ndjekja dhe zbatimi i Teuhidit, Njësimit të All-llahut, në të gjitha aspektet e jetës

Kitab et-Teuhid, libri i njësimit të Allahut.

Fjala Teuhid thuhet "Njëshmëria" apo "Njësimi" dhe nënkuptojnë të njëjtën gjë. Ja pra Llojet e Teuhidit me sqarrim, perkufizimi i tij dhe argumente Kuranore

kapitulli i parë
Devijimi i njerëzve

Në këtë kapitull ju keni qasje në temën mbi llojet e ndryshme të Nifakut (hipokrizisë) dhe dallimin midis hipokrizisë së madhe dhe asaj të vogël nën titullin "Hipokrizia: përkufizimi dhe llojet e saj" me prova Kuranore dhe hadith profetik të trajtuar nga Shejh Dr. Feuzan

kapitulli i dytë
Dija e Fshehtë (El-Gajb)

Me Dije të Fshehtë nënkuptohet çdo gjë që nuk mund të njihet nga njerëzit, qoftë prej atyre gjërave që kanë ndodhur në të shkuarën apo do të ndodhin në të ardhmen. Vetëm Allahu është në gjendje që t'i dijë këto gjëra:

"Thuaj: Askush, as në qiell as në tokë, nuk e di të fshehtën përveç Allahut." {27:65}


kapitulli i tretë
Dashuria për Profetin dhe ndalimi i lavdërimit të tij më tepër se ç'duhet

Dashuria për Profetin dhe ndalimi i lavdërimit të tij më tepër se ç'duhet. Në rradhë të parë muslimani, ka për detyrë që të dojë Allahun e Madhëruar më tepër se çdo gjë tjetër, pasi Ai është Krijuesi i gjithçkaje, mirësitë e të Cilit përfshijnë të gjitha krijesat. Kjo dashuri konsiderohet një nga adhurimet më të mëdha, ndaj dhe Allahu i Madhëruar thotë:

"… Dhe ata që besojnë e duan Allahun më tepër se çdo gjë tjetër." {1:165}

Sqarim rreth temës së bidatit dhe llojeve të tij

kapitulli i katërt
Bidati: Përkufizimi dhe llojet e tij

Të gjitha llojet e bidateve në fe janë të ndaluara (haram), sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Kini kujdes nga gjërat e reja (në fe), sepse çdo gjë e re është bidat e çdo bidat është humbje." "Çdo vepër që nuk i përket fesë sonë është e refuzuar." Nga këto hadithe mund të kuptohet se të gjitha bidatet në besim dhe në adhurime janë të ndaluara, por nuk duhet të harrojmë se ky ndalim nuk është i njëllojtë për të gjitha bidatet, por është në varësi të llojit të bidatit.

Parathënia e autorit Dr. Salih El-Feuzan

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e Tij.

S'ka dyshim se Akidja Islame apo Besimi Islam zë vendin kryesor ndërmjet dijeve të tjera islame, ndaj dhe detyra e çdo muslimani është që t'i kushtojë vëmendjen më të madhe mësimit dhe zbatimit në praktikë të kësaj dijeje, në mënyrë që të gjitha punët e kryera prej tij të jenë të sakta e të pranuara nga Allahu.

Dalja në skenë, në kohën e sotme, e shumë grupeve të humbura dhe rrymave te gabuara, si p.sh. rrymat ateiste, rrymat që ftojnë në adhurimin e varreve, rrymat që ftojnë në përhapjen e bidateve etj, bën të domosdoshme pajisjen e të gjithë muslimanëve me armën e Akides së saktë Islame duke u mbështetur në argumentet e Kuranit dhe Sunetit si dhe në veprat e shokëve të Profetit (paqja qoftë mbi të) dhe ndjekësve të tyre.

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit të dijetarit të madhë me titullë Njësimi i Allahut.